"Mbushi baulet e iku" Berisha i kërkon llogari Ramës për Amant Josifin: Trego dhe sa i bleve dronet
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka risjellë në vëmendje ccështjen e Amant Josifit duke "i kërkuar" llogari kryeministrit Rama se kush e shoqëroi për në Dubai.
Sali Berisha: Ky kryeministër në kundërshtim me Kushtetutën ka autorizuar veten për të drejtën e konfiskimit. Konfiskoje pak sipërmarrjen tënde o hajdut që ta provosh që nuk je hajdut.
Thuaju shqiptarëve kush e përcolli Amant Josifin në Dubai? Sa ditë u mbajt këtu fletëarresti për Josifin? Një javë u mbajt, derisa i mbushi valixhet, baulet dhe u nis në Dubai. Në parajsën e Bitcoin.
Berisha kërkoi të bëheshin publike edhe shifrat e blerjes së dronëve.
Sali Berisha: Dhe pastaj u thua shqiptarëve: Po blej drone, po blej satelite. Na i thuaj pak sa i blen dronet? Nuk e thua çmimin sepse vjedh. Sa kushtuan Zoti Majko se ke ngelur vetëm ti këtu, a e di ti sa kushtuan ato 6 dronet?
Se di, sekret sepse vjedhin. A jemi anëtarë të NATO-s? Kush e kontrollon hapësirën ajrore? Në rradhë të parë ato para i përdor për të rritur rrogat e ushtarëve. Janë gjysma e ushtarëve që kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk jetojnë dot me pagën mizerable.