Vizita e Mitsotakis, kryebashkiaku i Dropullit kërkon më shumë vëmendje dhe investime nga Greqia

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Derviçan të Bashkisë së Dropullit.

Kryetari i kësaj bashkie Dhimitraq Toli gjatë fjalimit të rastit i bëri thirrje kryeministrit Mitsotakis që qeveria Greke të shtojë investimet e saj në këtë zonë, kryesisht tek fshatrat.

Kreu i qeverisë greke është pritur me entuziazëm nga banorët me veshje tradicionale të Epirit të Veriut, muzikë tradicionale dhe flamuj grekë.

Ndërkohë gjatë takimit në Himarë, në shesh u dëgjuan thirrjet e banorëve: “Greqi, Greqi na mbulo dhe ne!”.