Berisha i rikthehet sërish SPAK: Beteja në dukje Rama-Kim, por në realitet betejë mes klaneve mafioze të PS
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, anatemoi edhe njëherë procesin për zgjedhjen e kreu të SPAK, duke deklaruar se votimi ishte formal.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, ai tha se edhe pse beteja në dukje ishte mes kryeministrit Rama dhe ambasadores amerikane Kim për të zgjedhur të preferuarin e tyre në krye të SPAK, në realitet beteja ishte mes klaneve mafioze të PS dhe pse akuzoi se ndërhyrja e Kim në proces ishte e turpshme dhe e paprecedentë.
Berisha: Çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it? Në pamje të parë beteja ishte midis Edi Ramës dhe Guvernatores që do të hyjë në historinë politike të një vendi, një nga beteja më të turpshme.
Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, jashtë të gjitha ndërhyrjeve, u shndërrua në një plazdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë menduan se Guvernatorja Kim fitoi betejën, në fakt nuk është se nuk u përzie Guvernatorja, por beteja ishte midis klaneve më mafioze të Partisë Socialiste.
Ata numra dhe ato vota kishin pas tyre Edi Ramën në njërën anë, Erion Veliaj dhe Ulsi Manjën që si merr vesh kurrë se çfarë premtuan dhe çfarë bënë dhe jo më pak aktive Belinda me Ogertën që shohin çdo natë ëndërr veten kandidate.
Ajo çka shqiptarët pëanë ishte vetëm perdja sepse pas pertdes ishte beteja më e ashpër që u zhvillua mes klaneve mafioze të një pushteti që nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe moral.
Procesi i SKAP ishte një proces vote. Anëtarët e atij forumi duhet të votonin me votë të fshehtë paçka se votuan haptazi se nuk i la kush të votonin fshehtas, se nuk dihej sesi shkonin votat. Por në rrafshin filozofik ishte përjashtimi i lirisë, përjashtimi i votës. Ishin skena, procese në të cilat vota nuk duhet të diktojë, është formale.
Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani, mori zyrtarisht detyrën të hënën, 19 dhjetor.
Ai kërkoi rritjen e agresivitetit të Prokurorisë së Posaçme në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar.
