"Dvorani i papranueshëm për në Kushtetuese!" Grupi i PD vendos të mos marrë pjesë në votim

Burime për Ora News nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëjnë me dije se kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, nëse opozita nuk merr pjesë në votim, kandidatura e renditur e para, në këtë rast Marjana Semini, përzgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.