Emërimet në kushtetuese, KED jep aprovimin për Ardian Dvoranin dhe Gent Ibrahimin

Ardian Dvorani dhe Gent Ibrahimi do të jenë dy nga kandidatët që mund të zëvendësojnë në detyrë dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj dhe Përparim Kalo të cilëve u ka përfunduar mandati. Këshilli i emërimeve në drejtësi I hapi rrugë kandidimit të tyre pas verifikimit të bilanceve financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve për gjyqtarin dvorani dhe ish kreun e klp ibrahimi.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë I ka hapur rrugë kandidimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për gjyqtarin Ardian Dvorani dhe ish-kreun e këshillit të lartë të prokurorisë, Genti Ibrahimi.

Deri tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrimin financiar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të paraqitur është dhënë dakordësi për kandidaturën për vendin e mbetur vakant pas përfundimit të mandatit të Përparim Kalos.

Ndërkohë gjyqtari Dvorani kandidon për vendin vakant të Altin Binajt, të cilit i përfundoi mandati. 

Aktualisht Ardian Dvorani është anëtar në Gjykatën e Apelit Administrativ, ndërkohë që më parë ka qenë edhe anëtar i Gjykatës së Lartë. Ai pak kohë më parë mori edhe çmimin si njeriu i vitit 2021 në luftën ndaj korrupsionit nga departamenti i shtetit për Shqipërinë.

Dvorani u vë në qendër të debatit politik në vendin me përplasjen që pati me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Ky i fundit e kallëzoi gjyqtarin në prokurori për falsifikim ndërkohë që SPAK pushoi akuzën për mungesë provash.

Debati dhe përplasja Meta-Dvorani u bë për çështjen e listës së emërimeve për në Gjykatën Kushtetuese kur gjyqtari drejtonte Këshillin e Emërimeve në Drejtësi pranë gjykatës së lartë.