Çitozi: Qytetarët vazhdojnë të mos sigurohen, ndërsa biznesin është i mirësiguruar
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Klajdi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma u shpreh se qytetarët vazhdojnë të mos sigurohen, ndërsa biznesi është i mirësiguruar.
Ai tha se çdo gjë mund të sigurohet brenda shtëpisë dhe se mund të sigurohen shumë lehtë orenditë duke parë kostot e tyre.
Çitozi: Qytetarët vazhdojnë të mos sigurohen, ndërsa biznesi është i mirësiguruar në kompani shumë të mira. Individët mesa shohim nuk po e kuptojnë rëndësinë e sigurimit. Ne sigurojmë edhe 30% të vlerës së apartamentit në orendi dhe arredim shtëpiake.
Çdo gjë mund të sigurohet brenda shtëpisë. Mund të sigurohen shumë lehtë orenditë duke parë kostot e tyre. Ndërsa pandemia ishte e papritur dhe na duhej që të menaxhonim shumë gjëra dhe të lëshonim polica sigurimi e të ofronim shërbim dëmesh.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
