Çitozi: Nuk jemi në nivelet e Evropës, por shqiptarët kanë filluar të sigurohen vitet e fundit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Klajdi Çitozi, Drejtor i Përgjithshëm i Sigma u shpreh se shqiptarët kanë filluar të sigurohen më shumë kohët e fundit.

Ai tha se sigurisht nuk është në nivelet e Evropës, por shqiptarët sigurojnë shëndetit si dhe mjetet e pronat që zotërojnë.

Çitozi: Të sigurosh diçka duhet ta kesh tënden, duke filluar nga mjeti te prona. Deri në vitet ’90 shqiptarët nuk kanë pasur prona të tyret dhe nuk kishte nevojë për sigurim. Më as shqiptarët kanë filluar që të kenë dhe më pas ka lindur që këto të mira të sigurohen.

Nuk jemi në nivelet e Evropës, po rritja është në tren pozitiv. I gjithë biznesi i madh është i siguruar nga fatkeqësitë natyrore dhe vjedhjet. Po ashtu edhe individët sigurojnë mjetet e tyre dhe shëndetin e tyre që është një trend i ri vitet e fundit. Ne kemi filluar të sigurohemi.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.