Beci: E kanë ngarkuar SPAK-un me çështje të vogla dhe kanë lënë jashtë çështje të mëdha

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eugen Beci, ish-prokuror u shpreh se janë futur në SPAK çështje të vogla dhe kanë lënë jashtë çështje të mëdha.

Ai tha se janë lënë jashtë çështje që lidhen me zyrtarët e lartë dhe për shkak të detyrës si dhe me trafiqet e krimit të organizuar.

Beci: Kanë futur në SPAK çështje të vogla dhe kanë lënë jashtë çështje të mëdha si trafiqet, pjesa integrale e krimit të organizuar, kanë lënë jashtë vrasjet që kanë lidhje me zyrtarët e lartë dhe për shkak të detyrës. Duket sikur e gjitha kjo e ka ngarkuar SPAK me një pritshmëri sa i takon luftës së korrupsionit, por kanë harruar ngarkesën tjetër. E gjitha kjo përkthehet në mungesë rezultatesh.

Shumë herë themi që prokurorët duhet të fusin dikë në burg. Derisa prokurorët do të kërkojnë të vërtetën, atëherë do të kemi pritshmëri, se prokurorët nuk duhet të kërkojnë që të fusin njeri në burg. Kjo është absurde. Sistemi i drejtësisë duhet ta zbulojë shkelësin e ligjin dhe jo të bëjë statistika.  

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.