Beci: Jo vetëm kreu, por të 17-të prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Eugen Beci, ish-prokuror u shpreh se nuk mund të flitet vetëm për kreun e SPAK-ut.

Ai tha se Të 17 prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit, sepse reforma ka në thelb kolegjialitetin.

Beci: Nëse flasim për drejtues atëherë po e zbehim reformën në drejtësi. Reforma do kolegjialitet. KLP-ja e kaloi me sukses testin. Ata e dinë mirë rrugën për të ardhur deri në KLP.

Ka ikur koha që drejtuesit të këtyre institucioneve të vendosin për çështje konkrete. Të 17 prokurorët e SPAK janë të rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.