Dyrmishi: Demokracia konsolidohet kur bëhen 3 zgjedhje paqësore, për SPAK-un kishte shumë zhurmë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arjan Dyrmishi, drejtor i përgjithshëm i CSDG-së tha se konsolidimi i një demokracie është tranzicioni paqësor i pushtetit ndodh 3 herë së paku.
Aiu shpreh se duke gjykuar zgjedhjen e kreut të SPAK-ut pak ditë me parë ky tranzicion i parë i drejtësisë nuk kaloi pa shumë zhurmë.
Dyrmishi: Në shkencat politike testi i konsolidimit të një demokracie është tranzicioni paqësor i pushtetit 3 herë së paku. Kur kalohen zgjedhjet 3 herë në mënyrë të paqtë atëherë është i konsoliduar. Duke gjykuar ky tranzicion i parë i drejtësisë nuk kaloi pa shumë zhurmë.
Por nga ana tjetër rezultoi si një sukses dhe mendoj se duhet të jetë një komponent sa i takon drejtësisë. Nëse Prokurorisë së krimeve të krimeve të rënda, i duhej që të bëhet në Kuvend. KLP-ja dhe KLGJ-ja operojnë si9 parlamenti i sistemit të drejtësisë.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
