Serbët 10 ditë në barrikada, Maloku: Qeveria e Kosovës e paaftë për zgjidhjen e problemit
Tashmë janë bërë 10 ditë nga vendosja e barrikadave serbe në veri të Kosovës.
Analisti, Albinot Maloku në një intervistë për Ora Neës me gazetaren Besmira Pelushaj thotë se situata duhet normalizuar por “Qeveria e Kosovës po tregohet e paaftë dhe aspak kreative për zgjidhjen e problemit”.
Albinot Maloku: Situata duhet normalizuar. Ende nuk ka një konkretizim lidhur me largimin e barrikadave të vendosura. KFOR-it i është dhënë kohë që të mos ketë destabilizim. Pritjet janë që KFOR të marrë hapa. Çështja e barrikadave për herë të parë po zgjat aq shumë që të jetë prezent. Qeveria e Kosovës po tregohet e paaftë dhe aspak kreative për zgjidhjen e problemit. Dhe dje pat tentim hyrje nga ana e partive të spektrit radikal serb. Gjendja është jo normale. Qeveria e vendit nuk e kontrollon si duhet.
Çfarë qëllimi ka Serbia?
Albinot Maloku: Serbia gjithmonë ka shfrytëzuar zonën dhe serbët lokal. Ka pasur një serë tentimesh të shfrytëzojë situatën. Ka dhe infiltrim të faktorit Rus. BE duhej të ishte më e ashpër në këtë aspekt. Ka një qetësi të BE të pashpjegueshme. Sa i përket qeveris u bënë 10 ditë dhe nuk po shohim asgjë konkrete. Nuk kemi asgjë konkrete, veprimet dhe hapat e mëtejshëm të qeverisë lënë hapësirë për mospasjen e kreativitetit për zgjidhje.
Sipas tij duhet një strategji e plan me qëllim që ti jepet zgjidhje situatës së krijuar.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
