Audit KLSH-së! Paga pa kryer punë, 233 punonjës me rroga deri në 150 mijë lekë në muaj

Kontrolli i Larte i Shtetit, nga një institucion që verifikon shkeljet ne administratë, është kthyer në një organizëm abuzues me ligjin. Nga verifikimet, zbulohet se punonjesit e KLSH marrin paga deri ne 150 mijë lekë dhe nuk kryejnë detyrat. Organika e fryrë nuk përkon me rezultatet e parashikuara nga institucioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, është institucioni kushtetues i ngarkuar për auditimin e shpenzimeve prej ministrive, bashkive apo enteve të tjera shtetërore.

Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit vetëm për këtë vit ka një strukturë prej 233 punonjësish. Ndërsa sipas raporteve të tij organika është thuajse e plotë, ndërsa në kontrollin nëntë mujor ka zbuluar një dëm prej 1 miliardë lekësh por me një numër tejet të ulët të padive duke u mjaftuar vetëm me rekomandime

Por përse ndodh një fenomen i tillë dhe a ka kontroll mbi vetë KLSH?

Një vëzhgim i televizionit “Ora News” vihet re se edhe pse kanë paga nga 50 mijë lekë deri në 150 mijë lekë rregullat e punës nuk zbatohen.

Pjesa dërmuese e punonjësve vijnë jashtë orarit zyrtar dhe njëkohësisht largohen sërisht para orarit zyrtar.

KLSH është kthyer në institucionin favorizues dhe nëse do kishte një auditim realist nga Parlamenti, do të kishte të dhëna edhe më të qarta qoftë edhe mbi zbatimin e detyrave apo edhe për strukturat e fryra. Madje për tu verifikuar është edhe nëse të gjithë punonjësit shkojnë në detyrë

“Ora News” prej disa kohësh i është drejtuar zyrtarisht KLSH-së për sa i përket punonjësëve, këshilltarët të jashtëm apo probleme të tjera, por edhe pse është institucioni që kërkon zbatimin korrekt të ligjit, ende edhe pse kanë kaluar afatet nuk ka kthyer një përgjigje

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.