Njihej si Niko dhe punonte si truproje, flasin dëshmitarët në vrasjen e shqiptarëve në Greqi

Banorët e Smirnës së Re, në Athinë janë të shokuar nga ekzekutimi i ndodhur në një kafene në sheshin e zonës ku dy shqiptarë të moshës 41 dhe 44 vjeç mbetën të vdekur pasi një person me kapuç i veshur dhe maskë kirurgjikaleqëlloi ndaj tyre.

Një dëshmitar okular i cili foli për protothema.gr konfirmoi informacionin se njëri nga dy shqiptarët e vdekur njihej si “Niko”.

“Viktima ishte i njohur në shesh, të gjithë e njihnim se punonte si truproje dhe e njihnim si “Niko”. Vajza e plagosur ishte shefja e tij. E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca për ta marrë," tregon një punonjës i kafenesë dhe një dëshmitar okular .

Duke përshkruar momentet që ndodhën të dielën mbrëma, ai tha se “njerëzit po bërtisnin kur autori qëllonte mbi to. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli” .