Shkrimtarët shqiptarë në karrige, dokumentohen në foto nga Roland Tasho
Vath Korreshi, Dritëro Agolli, Dhimitër Shuteriqi, Kiço Blushin dhe Dritëro Agolli janë disa prej emrave të shkrimtarëve shqiptarë që janë përjetësuar përmes letrave shqipe.
Por tashmë përmes një karrigeje simbolike ata kanë vulosur kujtimin e tyre edhe me firmën.
Nismës së Roland Tashos, i është bashkuar edhe Ismail Kadare, teksa frymëzimi ka ardhur në nderim të botës që ata kanë sjellë përmes letrave.
"Jo vetëm si shenjë kujtesë por dhe një simbol i bukur i trashëgimisë tonë kulturore".
Artisti thekson vlerën që ka një vepër e tillë, e shoqëruar edhe përmes më shumë se 45 fotografive.
"Secili nga shkrimtarët la firmën e tij."
Ndërsa Virgjil Muçi e konsideron edhe si një tjetër Marubi shqiptar.
"Landi është një lloj Marubi i ditëve tona. Do të vijë një ditë kur koleksioni i tij, arkiva e tij do të jetë ndër më të pasurat në vendin tonë. Do të jetë një trashëgimi e pasur kulturore dhe historike e Shqipërisë."
Karrigia e veçantë, por edhe fotografitë tashmë janë bërë publike, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e letrave shqipe.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

