“Dekadenti nr. 2419” filmi dokumentar i Saimir Bajo: Personazhi njihet si person që çoi Lituaninë drejt demokracisë
Regjisori Saimir Bajo në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj foli mbi “Dekadenti nr. 2419” një film dokumentar për një poet të përmasave botërore si Tomas Venclova.
Çfarë ju shtyu të hulumtoni ndaj një që është ndryshe nga e jona, ndryshe nga ajo ballkanase dhe ajo çeke ku ju jetoni prej vitesh?
Saimir Bajo: E gjitha është një histori është koecident pas koecidence. Tomas Venclova ishte një poet i ri në Bashkimin Sovjetk. Babai i tij ishte një poet i madh Stalinist. Tomasi ishte kundër babait në një farë mënyre dhe ideologjisë që përfaqëonte. Që kur ka qenë i ri ai themeloi bashkë me 3 disident të tjerë Komitetin e Helsinkit në vitete ‘70 ishin hapat e parë kudër regjimit totalitar të Bashkimit Sovietik. Ai mori mesazhe të forta se do të kishte probleme me Bashkimin Sovietik dhe u largua në Amerikë.
Rrugëtimi i personazhit në këtë film cili është?
Saimir Bajo: Dokumentari është si një biografi nga pushtimi gjerman kur ai ishte 3 vjeç. Tomas thotë se e nisa jetën me pushtimin dhe do ta përfundoj sërish sot me luftën në Ukrainë. Pata disa momente lirie e ka fjalën për jetesën në Amerikë si dhe thotë që arriti të shijojë pavarësinë e Lituanisë. E ndihmoi Lituaninë në rrugën drejt demokracisë. Për nacionalistët e Lituanisë nuk është i pëlqyer pasi foli për gjërat problematike për Lituainë. Filmin e përfundoj me poezinë e tij që thotë “E gjithë përpjekja që bëra ishte një udhëtim për liri.
Saimir Bajo tregon se për të nuk ishte fare e vështirë ta bindte poetin për këtë film biografi. Por për të “nuk ka qenë e thjesht që unë të bëj një dokumentar të plotë si një shqiptaro-çek”.
Por cili është fitbeku që ka marrë nga poeti dhe publiku për këtë film?
Saimir Bajo: Në fund të ditës është publiku ai që vlerëson. Publiku në sallë reagonte gjatë gjithë kohës dhe ishte një publik që e vlerësoi dhe pas përfundimit të filmit kishte dhe regjisor që kanë dashur ta bëjnë filmin dhe më kanë falenderuar për mënyrën si e kisha trajtuar.

