Piano e re për Teatrin e Operas dhe Baletit
E para që kaloi duart në tastierë ishte arstistja e njohur Margarita Kristidhi.
Me këtë melodi, inauguroi pianon e re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtorja e Teatrit treguan se sigurimi i këtij instrumenti nuk ishte punë e lehtë.
Pianoja e re është mundësuar nga donacionet e një kompanie të huaj, ndërsa Margariti tha se Teatri i Operas dhe Baletit do të pasurohet në vijim edhe me elementë të tjerë për t`i dhënë këtij institucioni dinjitetin e munguar.
"Nuk do të mjaftonte vetëm restaurtimi i një arkitekture por ka shumë elementë të tjerë që duhet të vazhdojnë të shtohen, të përmirësohen."
Opera lëvizëse, njoftoi Margariti, është projekt i radhës i Ministrisë së Kulturës që do të mundësojë shfaqje të artistëve të teatrit edhe në sheshet e qyteteve të tjera.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

