Zhiti: Nuk po lëmë një Shqipëri më të mirë për brezin e ardhshëm, duhet të çlirohemi nga kjo gjendje

Në rubrikën “Një grusht libra” në emision "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se nuk po i lihet një Shqipëri më e mirë brezit të ardhshëm.

Beti Njuma: Teksa po firmosnit libra në Panairin e Librit iu afrua një politikan dhe i thatë se librat dhe letërsia që po bëjmë është më e mirë se Shqipëria që keni krijuar.

Zhiti: Ashtu më erdhi në ato momente. Nuk po lëmë tek brezi i ardhshëm atë që Shqipëri që do të donim, por vetë fakti i zbulimit të saj është vetëqortimi dhe ky i fundit është shpresë. Kur e di se në çfarë gjendje je, ka shpresë se mund të bëhet diçka. Duhet çliruar nga kjo gjendje.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.