“Gjithçka e thjeshtë kur punon me emra të mëdhenj” Flautisti kozmogonik midis Durrësit dhe Europës
Flautisti, Eni Haxholli në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në Ora Neës foli rreth pasionit të tij për instrumentet si dhe projekte e ndryshme që po zhvillon si në Durrës ashtu dhe në Europë.
Eni Haxholli: Kemi pasur turne në qytete të ndryshme të Bullgarisë. Është një punë që më jep sadisfaksion, është puna ime dhe pasioni im. Mësimdhënia kërkon një përkushtim të jashtëzakonshëm. Të japësh dhe të marrësh nga fëmijët është një punë që kërkon kohë është një gjë e bukur. Ka përgjegjësi për të realizuar programin, pasioni që kemi është një shtysë e madhe. Javën që vjen kemi dy koncerte, ka një entuziazëm tek njerëzit.
Si lindi dëshira për instrumentet?
Eni Haxholli: Shtysa që më jepte zysha e pianos, motra ime është pianist, ndoqa universitetin e Arteve në Tiranë ndoqa trajnime të veçanta në Belgjikë, kam marrë leksione arti nga artist shumë të njohur të gjitha këto kanë pasur ndikim.
Si është të punosh me emra të mëdhenj?
Eni Haxholli: Me emra të mëdhenj gjithçka bëhet dhe më e thjeshtë, nga mënyra se si trajtohemi dhe se s ii shikojnë gjërat në mënyrë profesionale.
Sa i përket skenës që i ka falu më shumë emocion ai shprehet se “Skena në Shqipëri janë plot emocion se është dhe vendi yt. Dhe skenat e ndryshme në Europë më kanë lënë mbresa.”
Sa u përket planeve për të ardhmen ai tha: Plane që kam në vazhdim bazohen në skenën e muzikës, do të doja të kem disa koncerte në Europë dhe në Shqipëri.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
