Kujtohet Dom Antonio Schiarra, libër për misionarin që ktheu shpresën në Zadrimë të Lezhës
Zadrima përkujtoi Dom Antonio Schiarren, misionarin e Kishës Katolike i cili i riktheu shpresën kësaj zone të varfër.
Veprimtaria e tij 20-vjeçare në Zadrimë është përmbledhur në një libër të titulluar
"Dhe shkretëtira do të lulëzojë", me autore Brikena Lazrin, e cila ka qenë një nga bashkëpunëtoret e klerikut.
“Kam dëshirë që ky libër të bëhet i denjë për Dom Antonio, edhe për figurën e tij, edhe për gjithë punën e misionit. Nuk është vetëm Dom Antonio, por secili prej nesh,” tha ajo.
Prezantimi i këtij botimi u bë në Blinisht të Lezhës, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Dom Antonios, ku të pranishmit vlersuan maksimalisht kontributin e tij në zonën e Zadrimës.
“Ai ka qënë i tillë, që nuk të hiqej kurrë nga mendja, edhe në qoftë se e ke takuar vetëm 5 minuta në jetën tënde.
Nuk ka libër që e përshkruan jetën e Dom Antonios Schiarras.
Kur më kanë kërkuar të japë dëshmin time, në lidhje me Dom Antonios Schiarras, ka qënë një diçka shumë e veçantë për mua,” thanë ata.
Krahas veprimtarisë së tij si klerik, Dom Antonio Schiarra ju ktheu shpresën shumë familjeve në nevojë si dhe realizoj një sëri projektesh në përmiresimin e jetës së komunitetit, në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.