Zhiti: U fitua një robëri e re, Shqipëria vuajti shumë nga komunizmi, dukej sikur nuk do të çlirohej

Në rubrikën “Një grusht libra” në emision "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, shkrimtari Visar Zhiti foli edhe për periudhën e komunizmit.   

Ai tha se atë kohë edhe fëmijët rriteshin me kulturën e vrasjes dhe dhunës, duke shtuar se Shqipëria vuajti shumë nga sistemi i kaluar.

Zhiti: Fëmijët u rritur me kulturën e vrasjes dhe dhunës. Mungoi Pinoku në një farë mënyre, Hamleti i fëmijëve, por erdhi vrasësi në skenë. Në këtë mënyrë kam qëmtuar realitetin mendoj, nuk besoj se i kam krijuar. Më vonë është personazh Nënë Tereza dhe Safaet Butka.

Brezi që erdhi pas fitimtarëve, ishte i palumtur dhe u fitua një robëri e re. Shqipëria e vuajti shumë dhe dukej se nuk po çlirohej nga ky makth. Nëse e kam arritur të dëshmoj me letërsi, kjo për mua është hakmarrja më e bukur dhe që të mëson. E vërtetë që mungoi drejtësia.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.