Zhiti: Të ndërtohet Teatri i ri Kombëtar, por jo të shembej ai i vjetri, jam për ruajtjen e kujtesës
Në rubrikën “Një grusht libra” në emision "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, shkrimtari Visar Zhiti foli edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Ai tha se është për ruajtjen e kujtesës së vendit dhe shtoi se duhet të ruhej teatri i vjetër dhe mund të ndërtohej një i ri.
Zhiti: Nuk është se doja unë e solla koha vetë. Unë vetë jam për kujtesën dhe dëshmitë e saj. Nuk ka komb pa kujtesë, sa më e fortë dhe e thellë të jetë ajo, aq më e sigurtë është e ardhmja. I kuptoj dhe jam me ata që donin një teatër të ri. Sigurisht që kryeqyteti ka një ecje të madhe, por kjo nuk do të thotë se duhet të shembet e kaluara.
Një teatër i ri duhet të ndërtohet dhe jemi vonë, por kjo nuk do të thotë të shembnim atë që ishte, por të ruhej dhe të bëhej një gjë e bukur. Unë jam për tu ruajtur momentet e kujtesës.
Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
