Dha dakordësinë për shembjen, Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2022, 16:59
Ndodhi ajo që pritej. Altin Basha është zgjedhur drejtori i ri i Teatrit Kombëtar.
Basha ishte në garë me Elma Dorezin, Kiço London, Arben Derhemin për të drejtuar këtë institucion.
Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Hervin Culin.
Vendimi: Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Kujtojmë se si Culi ashtu edhe Basha ishte persona që ishin dakord me shembjen e Teatrin kombëtar.
