Hambi Skeja, poeti që vargjet ia lexojnë vajzat: Poezitë e para i flaka se ma kërkoi gruaja
Në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News, Hamdi Skeja tregoi rreth rrugëtimit të tij sa i përket shkrimit.
Nisi të shkruajë poezi në një moshë të hershme dhe tani ka arritur të sjellë për lexuesin librin e tretë.
Hamdi Skeja: Kam pak muaj që kam botuar librin e fundit dhe jam i kënaqur se është pritur mirë. Dhe së dyti jam i kënaqur se është blerë më shumë nga vajza. Vajzat marrin më shumë emocion se janë më të ndjeshme.
Si është të ligjërosh ndjenjat?
Hamdi Skeja: Unë në fakt i ligjëroj në vargje. Është si një tingull muzike, si një lule mali, si një zambak uji, në delikatesa të vëmendshme.
Kur janë fillesat e të shkruarit?
Hamdi Skeja: Është para shumë vitesh. Unë i kam hedhur shkrimet e para fatkeqësisht. Jo çdo gjë që shkruan duhet të botohet. Vëllimin e parë e solla në 2014. Ishte një sfidë për mua për të provuar se çfarë kam bërë, për t’ia dhënë redaktorit dhe për të marr mendime nga miq e mikesha nëse duhet të botohet ajo poezi. Hiqen poezitë kur janë 2 a 3 me një tematikë të njëjtë.
A të kujtohen temat për të cilën shkruaje?
Hamdi Skeja: Poezitë e para kishin tematika dashurie dhe dhimbjeje siç i kalojmë të gjithë në jetë. I përkisnin të shkuarës dhe mu desh të bëj një zgjedhje. Kur ma kërkoi bashkëshortja i thash do ti hedh. I përkisnin dikujt tjetër. Botimi tjetër titullohet “Flakërima shpirti”, ka goxha poezi brenda. Më thonë pse nuk i dedikon bashkëshortes poezi. Unë i them se nëse e bëj të personalizuar nuk shkon për të gjithë. “Nga drita e saj” është botimi i radhës pas 3 vitesh heshtje.
Një talent për Shqipërinë por që të ardhmen e sheh jashtë vendi.
Hamdi Skeja: Pata ikur jashtë por nuk e kisha menduar rikthimin. Jashtë gjeta frymëmarrjen që këtu më mungon. Unë herët a vonë do ta lë Shqipërinë vetëm për fatin e fëmijëve.

