Visar Zhiti: Letërsia shqipe pas viteve ’90 është më e mirë se ajo në diktaturë, sot armë që duhet përdorur mirë

Në rubrikën “Një grusht libra” në emision "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, shkrimtari Visar Zhiti u shpreh se letërsia shqipe pas viteve ’90 është më e mirë se ajo para viteve ’90.

Ai tha se në periudhën e diktaturës, ajo ishte një armë në dorën e diktaturës, ndërsa sot është një armë në duart e atyre që shkruajnë dhe lexojnë.

Zhiti: Mendoj se letërsia shqipe pas viteve ’90 është më e mirë se ajo para. Mendoj se para viteve ’90, në periudhën e diktaturës, ajo ishte një armë në dorën e diktaturës, ndërsa sot është një armë në duart e atyre që shkruajnë dhe lexojnë. Duhet përdorur mirë dhe do vëmendje, do një shoqëri që ta pranojë dhe ta mbështesë shkrimtarin e vet.

Në këtë drejtim është bërë pak. Ka një bjerrje të shkrimtarit, por duhet fituar në bashkëpunim me lexuesin e vet. Nuk ka letërsia burgjesh apo lirie, ka vetëm letërsi. Në këtë kuptim bëhet gabim veçimi. Ne rrëfejmë dhe dëshmojmë. Plani i parë i shkrimtarit është të krijojë art dhe i jep popullit të tij letërsi dhe emocion të mirëfilltë. Aty pastaj përfshihet kujtesa dhe dëshmia.

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.