Imazhet e një bote në zhdukje, Muzeu francez publikon mijëra foto historike, dëshmi 100-vjeçare
Imazhet mahnitëse me ngjyra, me rezolucion të lartë nga një muze francez, dokumentojnë pjesën më të madhe të botës, ndërsa ajo u transformua nga teknologjia dhe gjeopolitika 100 vjet më parë. Bëhet fjalë për një projekt të iniciuar nga bankieri francez, Albert Kahn.
Më mijëra foto historike me ngjyra, që kanë fiksuar momente nga e gjithe bota teksa ajo transformohej nga teknologjia janë ekspozuar në Muzeun “Albert Kahn” të Francës.
Muzeu, në perëndim të Parisit, u rihap pas një rinovimi arkitektonik dhe fotot tashmë janë pjesë e arkivit dixhital me rezolucion të lartë.
PD kërkon ndalimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës
10 Dhjetor, 15:48
Projekti është iniciuar nga bankieri francez, Albert Kahn, i cili u përpoq të dokumentonte botën teksa po transformohej nga globalizimi.
Rreth 72.000 foto me rezolucion të lartë nga një projekt i quajtur “Arkivi i Planetit”, janë vënë në dispozicion për shkarkim nga muzeu. Imazhet mund t'i shihje edhe më parë, përmes një faqe interneti të vështirë për t'u naviguar dhe kishin cilësi të dobët.
Ky imazh i një të riu serb që ther një dele në vitin 1913 në Krushevc, në Serbinë qendrore, është një nga dhjetëra mijëra fotot historike me ngjyra dhe me rezolucion të lartë.

Jean Brunhes, drejtor i projektit të Kahnit, mblodhi Arkivat e Planetit, "duke përdorur instrumentet e reja, për të kapur dhe ruajtur fakte të planetit që po vdesin".
Dhjetëra fotografë prej më të mirëve të Francës, u caktuan nga Kahn që të udhëtonin nëpër botë, për të "dokumentuar dhe ruajtur një herë e mirë disa aspekte, praktika dhe mënyra të veprimtarisë njerëzore, zhdukja fatale e të cilave është vetëm çështje kohe", shpjegoi bankieri.
Ripërdorimi i imazheve do të inkurajohet gjerësisht për një pjese të madhe të koleksioneve nën licencën e” Creative Commons".
Teknologjia e filmit me ngjyra autokrom e përdorur nga fotografët e Kahnit, u prezantua për herë të parë në Francë në vitin 1907 dhe menjëherë shkaktoi një sensacion.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

