Në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, estradohet nga Spanja 41 vjeçari
Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim në Shqipëri është ekstraduar nga Spanja.
41-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Policia bën me dije se disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, estradoi nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasin M. K., 41 vjeç.
"Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.," njoftoi policia.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve