Premtimi/ Tatuazh për të gjitha bashkëshortet dhe të fejuarat e argjentinasve

Bashkëshortet dhe të fejuarat e lojtarëve të Argjentinës, kanë bërë një pakt. Nëse skuadra bardhekaltër fiton Kupën e Botës ashtu siç shpreson i gjithë populli argjentinas, do ta bëjnë tatuazh trofeun dhe nga ky betim nuk bën përjashtim askush.

Premtimin, ato e kanë bërë gjatë një darke ku ndodheshin të gjithë bashkë me trajnerin Scaloni pas fitores me Kroacinë ku madje ishin të lejuara edhe pijet alkoolike.

Tashmë topi kalon në këmbët e lojtarëve të cilët duhet të bëjnë maksimumin për të rikthyer në Argjentinë trofeun që të gjithë e ëndërrojnë.