Ndërron jetë Sinisa Mihajlovic

Ndërron jetë Sinisa Mihajlovic. Pas betejës 2-vjeçare me sëmundjen e rëndë të leuçemisë, ish-mbrojtësi serb mbylli sytë përgjithmonë pasi ne muajt e fundit gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm. 

Mihajlovic ishte vetëm 53 vjeç dhe ai nuk ia doli mbanë ta fitonte betejën me leuçeminë edhe pse më shumë se një vit më parë bëri një ndërhyrje të rëndësishme në shtyllën kurrizore duke trasplantuar palcë.

Ish-mbrojtësi i Sampdorias, Lazios dhe Interit dhe ish-trajner i Bolognas në ndalesën e fundit, Mihajlovic u diagnoatikua me sëmundjen e rëndë tre vite më parë. Mihajlovic lindi më vitin 1968 në Vukovar të Kroacisë ndërsa pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Itali. 

Në vitin 1990 fitoi Ligën e Kampioneve me Yllin e Kuq të Beogradit, ndërsa qe prej vitit 1992 u zhvendos në Itali te Roma për të vijuar më pas te Samp, Lazio dhe Inter ku mbylli karrierën. Në vitin 2008 nisi karrierën si zv.trajner te Interi i Mancinit dhe një vit më pas mori drejtimin e Catanias. Më pas drejtoi Fiorentinën, Kombëtaren Serbe dhe Sampin, Milanin, Torinon dhe Bologna-n.

U largua nga stoli i skuadrës në shtatorin e këtij viti për shkak të rezultateve të dobëta. Ai lë pas bashkëshorten dhe 5 fëmijët e tyre.