Partizani kalon Kukësin dhe rikthehet përkohësisht në krye
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 18:40
Rigjen buzëqeshjen Partizani por jo Kukësi që jep shenja jete por gjithsesi regjistron humbjen e radhës. Në stadiumin e të kuqve, verilindorët zhvilluan një ndeshje me dy fytyra duke humbur 2-1.
Golat e Bitrit dhe Skukës në pjesën e parë e vranë ndeshjen e skuadrës së Colellas, skuadra e të cilit ringjitet për të paktën 24 orë në krye të klasifikimit ndërsa për ekipin e Hallaçit, kampionati i vërtetë nis nga java e ardhshme.

