Dëshira e mësueses së parë të Messit: Do të doja ta përqafoja para se të vdes
Nuk ka njeri në Argjentinë që të mos ëndërrojë që Lionel Messi të ngrejë trofeun e Kupës së Botës të dielën në Doha.
Të rinj, të moshuar dhe madje edhe foshnje kanë veshur fanellën e Lionel Messit dhe presin ta shohin atë të dorëzojë Kupën e 3-të të Botës në Argjentinë.
Mes tyre është edhe mësuesja e parë e Lionel Messit. Monica Domina ishte mësuesja e tij e parë në Las Heras në Rosario dhe donte t'i dërgonte një letër nxënësit të saj.
“Para se të vdes do të doja të të përqafoja”, tha mësuesja, e cila ka një problem me zemrën. Në letrën e saj, ajo falënderoi Messin që mbeti i njëjti njeri dhe e ftoi që t'ia sjellë trofeun Argjentinës.
“Tashmë na kanë bërë të lumtur, por ne duam të shkojmë deri në fund. Paç fat. Ne të duam ty".
Para disa vitesh Messi e ka përmendur në një intervistë dhe e ka lumturuar mësuesen e tuh, por ajo tha se do të donte ta shihte edhe personalisht supertalentin.
Mësuesja e Messit bëri edhe një parashikim për finalen: “E di se çfarë do të ndodhë me të dhe se do të fitojë Botërorin. Atëherë ai mund të thotë se është më i miri në botë.”


