Neymar e kalon dhimbjen e eleminimit me një festë me modele

Ndërsa shokët e skuadrës së tij, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të luajnë finalen e Kupës së Botës, Neymar duket se e ka kaluar tronditjen e eleminimit dhe është fokusuar te pushimet e shoqëruara nga festat luksoze në Brazil.

Edhe pse brazilianët janë ende duke “qarë” eleminimin në çerekfinale nga Kroacia, Neymar nuk ka humbur kohë pasi ka organizuar një party në vilën e motrës së tij, duke krijuar debate dhe polemika. Në festë morën pjesë shumë njerëz të njohur, disa modele dhe sulmuesi tjetër i Brazilit, Anthony.

Gazeta “Sport” i cilëson “lotë krokodili” ato që derdhi Neymar në fund të ndeshjes me Kroacinë, ndërsa “Folha de Sao Paulo” shton:

“Duket se zemërimi i tij është zhdukur pasi festoi gjatë me shokët dhe miqtë e modelet”.