Revolucioni i FIFA-s: Botëror i Klubeve me 32 skuadra

Giani Infantino "hedh bombën" në ditët e fundit të Kupës së Botës duke konfirmuar qëllimin për zgjerimin e futbollit të klubeve. Kreu i FIFA-s, deklaroi nga Katari se objektivi është shumë ambicioz dhe ky format do të aplikohet duke nisur që lrej vitit 2025. 

Ndërkohë, Infantino konfirmoi organizimin e këtij kompeticioni në vitin 2023 në Marok ku do të marrin pjesë 7 skuadra. 

Vendimi për Botërorin e Klubeve mund të rrezikojë UEFA-n pasi FIFA mund t'i bindë klubet me shuma të majme ndërsa nuk dihen shumë detaje në lidhje me vendin organizator apo datat dhe kualifikueset.