Vëllai i Mauro Icardit shfryn kundër Wanda Nara-s: Sa e shpifur është që të jesh njeri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 19:45
Wanda Nara nuk ka qenë asnjëherë e pëlqyer në familjen e Mauro Icardit. Nuk e ka fshehur një gjë të tillë motra e tij Ivana që është përballur edhe me avokatët e Naras, por nuk e ka fshur asnjëherë mospëlqimin as vëllai Guido, i cili sulmon ashpër në Instagram sipërmarrësen bionde.
“Sa e shpifur është që të jesh njeri”, shkruan Guido duke shtuar: “Përpara se të më hidheni në qafë, nuk i referohem vetëm fizikut edhe pse në këtë foto duket qartë”.
Duke iu referuar betejës së avokatëve që kanë denoncuar motrën e tij Ivana ai shton se nuk i intereson aspak nëse Wanda do të vendosë ta hedhë edhe atë në gjyq”.
