Një arbitër i njohur për Argjentinën dhe Francën në finalen e 18 dhjetorit

Ka pak Poloni në finalen e Kupës së Botës ku drejtësi do të vendosë arbitri Szymon Marciniak. FIFA zgjedh një bilbil europian për të “çuar” kupën në Buenos Aires apo Paris.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për Argjentinën pasi ishte i njëjti arbitër që drejtoi ndeshjen e fazës me eleminim direkt kundër Australisë por ai është i njohur edhe për francezët sepse ishte në fushë për duelin e fazës së grupeve me Danimarkën.

Ndihmësat e tij do të jenë polakë dhe bëhet fjalë për Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz, ndërsa në VAR do të vendosë Tomasz Kwiatkowski.