Portugalia shkarkon Fernando Santos
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 19:57
Fernando Santos shkarkohet nga detyra e trajnerit të Portugalisë. Eleminimi i luzitanëve nga çerekfinalja e Kupës së Botës ka shkaktuar edhe reagimin e federatës portugeze që vendos të mos e vazhdojë më bashkëpuimin me njeriun që u kritikua gjatë pasi la në stol për rreth 60 minuta Cristiano Ronaldon në ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Lajmin e bën të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, sipas të cilit, tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i vendimit të marrë nga federata.
Santos i dhuroi Portugalisë Kupën e parë të Europës në vitin 2016 pasi mundi në finale Francën ndërsa nuk ka arritur asnjëherë ta çojë ekipin në një finale të Kupës së Botës edhe pse ka pasurt në dispozicion një gjeneratë të artë lojtarësh.
