Alarm në mbrojtjen e Francës, Konate, Hernandez dhe Varane nuk u stërvitën

Në orën 6 të pasdites së të premtes, prozhektorët u ndezën si normalisht në kampin stërvitor të Francës ku lajmet që vijnë janë shqetësuese. Griezmann dhe Giroud ishin të vetmit që përpara kamerave u shfaqën të buzëqeshur, ndërsa lajmet që vijnë nga stafi mjekësor janë të paqarta.

Nuk dihet ende nëse skuadra është një vatër e virusit që po prek një nga një disa nga lojtarë kryesorë. Konate dhe Varane nuk janë stërvitur ashtu si Coman që prej dy ditësh në bokse për shkak të temperaturës së lartë. Lajme pozitive vijnë nga Upamecano e Rabiot, ndërsa Theo Hernandez dhe Tchouameni kanë problme muskulare.

Në konferencën e shtypit, Mousa Dembele, i pyetur nga gazetarët, tha:

“Nuk kemi frikë nga virusi sepse mjekët kanë marrë të gjitha masat e duhura. Upamecano dhe Rabiot kishin dhimbje koke dhe stomaku por tani janë mirë. Shpresoj që të jenë të gjithë gati për finalen”.