Vdekja e gazetarit amerikan në Katar, për shkaqe natyrale

Gazetari amerikan Grant Wahl ndërroi jetë si pasojë e shkaqeve natyrore. Këtë e konfirmon bashkëshortja e tij pas autopsisë së plotë që iu trupit të tij, duke hedhur poshtë aludimet dhe akuzat e vëllait, sipas të cilit ai është hequr qafe për shkak të qëndrimit të tij publik pro homoseksualëve. 

“Bëhet fjalë për një aneureizëm në aortë”, thekson bashkëshortja, bazuar në raportin e mjekes, Céline Gounder. Autopsia hedh poshtë edhe mundësinë e vdekjes për shkak të Covid-19.

“Për Grant, fubolli ishte më shumë se një sport. Ishte një botë për të njohur njerëzit, rrënjët e tyre. Më pëlqen ta kujtojmë si një njeri të apasionuar që ia kishte dedikuar jetën e tij drejtësisë sociale”, thekson bashkëshortja. Wahl ishte një nga narratorët më të njohur të futbollit në SHBA.