Messi nuk u stërvit me Kombëtaren e Argjentinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2022, 21:52
Ka nisur përgatitja e kombëtares së Argjentinës për finalen e së dielës kundër Francës në Kupën e Botës në Katar por pa Lionel Messin.
Lionel Scaloni u dha lojtarëve të tij një ditë pushim të mërkurën dhe i priste në qendrën stërvitore të enjten.
Stërvitje të relaksuar jashtë fushës kanë bërë edhe lojtarët kryesorë të ndeshjes kundër Kroacisë, ndërsa ekipin e ka vizituar Sergio Aguero i cili ka biseduar me lojtarët dhe Scalonin.
Stërvitja e së enjtes ishte e hapur për publikun (për orën 15:00), por e nesërmja do të jetë e mbyllur.
#Qatar2022 La Selección Argentina???????? se prepara para disputar la final de la Copa del Mundo ???? ante Francia #TodosJuntos
— Selección Argentina ???????? (@Argentina) December 15, 2022
????https://t.co/aIzxsjLP5S pic.twitter.com/fFeed4UipI
