Teuta nuk di të ndalet, rrëzon edhe Tiranën përpara derbit

Teuta duket e rilindur pas emërimit të Edi Martinit i cili siguron fitoren e dytë rresht pas pushimit të shkurtër të Superiores të imponuar nga ndalesa e botërorit. Pasi hodhi nokdaun Vllazninë, skuadra durrsake mund edhe kampionët në fuqi të Tiranës, duke marrë tre pikë të arta mbijetese dhe duke i dhënë edhe një asist Partizanit që shkon në derbin e kryqytetit me një pikë më shumë se bardheblutë.

Ndeshjen e fundit të javës së 14 e vendosi Marku me një gol të shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Niko Dovana” ku Teuta tregoi një tjetër provë force dhe mbi të gjitha dha shenja interesante edhe në lojën e saj edhe pse momentalisht vazhdon të qëndrojë në zonën e ftohte por këtë herë duke zbritur në vendin e fundit Kukësin.  

Kjo është humbja e tretë sezonale për Tiranën që duhet të luajë një tjetër derbi si ndjekëse.