Nuk ka alarm për Francën, lojtarët u ftohën nga ajri i kondisionuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2022, 12:34
Didier Deschamps mund të marrë frymë lirisht pasi në ekipin francez nuk ka një vatër infeksioni dhe nuk bëhet fjalë për gjendje virale të lidhur me ajrin e ftohtë të kondisionerëve.
Fillimisht u mendua për gripin e deveve pasi Rabiot, Upamecano dhe Coman por mjekët konfirmojnë se është një gjendje të ftohti e nuk ka rrezik që të preken edhe lojtarët e tjerë të skuadrës në prag të finales që do të luhet të dielën në orën 16:00.
Mjekët sigurojnë gjithashtu se edhe lojtarët që munguan me Marokun, do të jenë në dispozicion të trajnerit që ka munësi të bollshme zgjedhjeje.
