Kategoria Superiore, fitore të vuajtura për Bylisin dhe Kastriotin
Bylis fiton në Rrogozhinë ndërsa Kastrioti kalon Vllazninë. Në dy ndeshjet e ara të ditës së premte, surprizën e bën Arjan Bellai me skuadrën e tij kundër Egnatias në ndeshjen e luajtur në Rrogozhinë ku vendosi goli i shënuar nga mesfushori Flamur Ruçi pas një kundërsulmi në fundin e ndeshjes, më saktësisht në minutën e parë shtesë.
Ndeshje shumë e luftuar mes vendasve që vinin nga një seri rezultatesh pozitive dhe mallakastriotëve ne krizë të plotë deri përpara kësaj përballjeje. Fitore që largon Bylisin nga zona më e rrezikshme në klasifikim, pasi kthehet te fitoret pas 7 javësh mungesë, ndërsa Egnatia frenohet.
Ndërkohë, në Kamëz, Kastrioti thelloi krizën e Vllaznisë që u mund 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Zogaj në minutën e 65 duke i dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme Kastriotit në betejën e mbijetesës.
