Kartolinat që tregojnë historinë ekspozohen në Shkodër
Një nga imazhet e Shkodrës në fillim të shekullit XX u shndërrua në kartolinë me ngjyra, nga Shtypshkronja Gjermane, Purger&-Co.
50 të tilla që tregojnë peisazhe, arkitekturën, objekte kulti dhe etnografinë.
Andrea Jakova: “Këto janë trashëgimia jonë kulturore. Eshtë dhe një formë turistike, pra të vizitohet ky vend që ka këto vlera”
Po aq imazhe na vijnë edhe nga qytetet kryesore të vendit, që shfaqin një Shqipëri të parë, në këndvështrime të ndryshme prej objektivit të aparatit të fotografëve të huaj.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Mes tyre edhe shkrepje të Marubëve.
Andrea Jakova: “Kam këtu dy kartolina të cilat janë bashkëpunim i "Marubit" dhe firmës Burger. Këto datojnë në vitin 1914, dhe kanë një thënie ku një i huaj, pasi e ka parë Shkodrën që ka fituar pavarësinë ,thotë: Shkodra është një qytet me 14 mijë banorë shpresojmë që të hyjë në planin e qeverive për tu bër një qytet i zhvilluar urban”
Kuratori Maxhid Cungu, thotë se keto kartolina tregues të ndryshimeve dhe dëshmitarë të realiteteve, që nuk i shohim më.
Maxhid Cungu: “Është një apel, që të ruajnë dhe të mirëmbajnë atë që ka mbetur. Kjo është një detyrë, duke filluar nga instuticionet, e deri te pronarët e shtëpive”
Kartolinat që tregojnë Shkodrën dhe Shqipërinë në vitet e pavarësisë, janë pjesë e koleksioneve private dhe u ekspozuan, në Bibliotekën "Marin Barleti"
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.