Shabani: Ka lëvizje nga SPAK-u, por është shumë pak me atë që ne presim

Në emisionin "Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurje tha se ka çuar në SPAK disa kallëzimi, por deri më tani nuk është bërë gjë.

Ai theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësia e mohuar dhe me gjithë këtë optimizmin që kemi pasur për drejtësinë, është e vështirë për ta mbajtur gjallë optimizmin.

Shabani: Kemi çuar kallëzimin në SPAK për sterilizimin qysh para tre vitesh, disa nga krimet janë parashkruar dhe po të gjendet fajtor ministri nuk do të mbajë përgjegjësi sepse nuk ka më përgjegjësi për shkeljen e barazisë në tendera. Dalëngadalë do të parashkruhen edhe krimet e tjera.

Drejtësia e vonuar është drejtësia e mohuar dhe me gjithë këtë optimizmin që kemi pasur për drejtësinë, është e vështirë për ta mbajtur gjallë optimizmin. Ne si çështje të dytë kemi dërguar çështjen e incineratorit të Fierit. Sot kemi një ministër në burg dhe një deputet, me shpresë edhe persona të tjerë do të paguajnë për atë që kanë bërë. Ka lëvizje, por është shumë pak me atë që presim.  

Emisioni "Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të enjte në RTV Ora.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.