Alfred Cako: Ilirët vijnë nga konstelacioni i Lirës, kultura greke erdhi nga ajo ilire, të dhënat në Vatikan

"Ilirët, misteri që rri në errësirë" – ishte tema e kësaj të mërkure në emisionin "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Ilirët janë ata që kanë pasur vetëdijen unike të bashkëpunimit. Ilirët kishin simbol dhinë. Madje Aleksandri në amanetin e tij la detyrë që të qeverisej me unitetin ilir.

Duket se është një luftë mes racës së katërt dhe të pestë, ku ka bërë pjesë edhe pellazgët. Përzierja e tyre më pas me dy fise, sumerianëve te perandorisë hitite.

Mendohet se një nga arsyet e luftës së Trojës mund të ketë qenë vjedhja e sekretit të përgatitjes së hekurit nga trojanët.

Kultura e fiseve të tjera është përpjekur që të hedhë baltë mbi jetën e Aleksandërit të Madh, por një njeri aq madhështor, nëse nuk do të ishte bërë një udhëheqës do të ishte bërë një filozof.

Brirët e dhisë vijnë nga konstelacioni i Lirës nga ku rrjedh raca ilire dhe përzierja e tyre me albanët që ngritën kështjellën e Krujës. Përzierja e dorëve, që ishin pellazgë dhe atlantidas të ngelur, krijuan Ilirinë.

Albanët u vendosën në Angli, Skoci dhe Irlandë dhe më pas u përzien me keltë dhe me vikingë. Deri në kohën e Shekspirit ato quheshin tokat e Albionit.

Dihet se toka e Aleksandërit, tokat u ndanë kryesisht nga ilirët. Aty Aleksandri thotë se ëhstë pasardhës i ilirëve. Ai caktoi si mëkëmbës Antipatrin.

Edhe Etruskët janë ilirë. Ndërsa kultura greke u ngrit nga kultura ilire. Biblioteka më e madhe në botë, ajo e Aleksandrisë, para se të digjej, është marrë nga tunelet poshtë tokës, ku janë libra papirusi, sidomos në Vatikan, ku flitet për kulturën dhe veshjet ilire.

Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.