Aksident në aksin Elbasan-Peqin, 17-vjeçari vret me makinë 73-vjeçarin

Një aksident me humbje jete është shënuar pak më ne aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë.

Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Fatkeqësisht i aksidentuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

"Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip "Benz", ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme." - njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.