Banorët e Astirit, Veliajt: Na do vetëm për vota. S'të vjen zor. Rregullo rrugët e ndërto shkollën
Banorët në Astir janë bërë bashkë për ti bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës të marrë masa për lagjen e tyre. Ata protestojnë për rrugët me gropa dhe kërkojnë një shkollë , kopësht dhe çerdhe për fëmijët.
Rrugët me gropa e të pakalueshme sidomos në kohë me shi, kanë revoltuar banorët e Astirit.
Banorët në rrugën "Loni Lingori", thonë se nuk dinë kujt ti drejtohen për ndihmë.
Banori:“ Është prishur kushedi sa herë, nga ujësjellësi. Vijnë vendosin tubacione skarco, vijnë e shkatërrojnë dhe ikin. Nuk po bëhet asnjë investim për këtu. Duam shkollën me patjetër”
Kryebashkiakun e kanë takuar, por ndryshe nga premtimet ai nuk ka kryer asnjë investim në zonë.
Banori: “Kam takuar personalisht tek Erjon Veliaj, do vijmë sot do vijmë nesër. Nuk ka marrë asnjë masë. Rrugën siç e shikoni dhe juve, për faqen e zezë. Nuk bëhet asnjë lloj investimi”
Ata thonë se të gjitha detyrimet ndaj bashkisë i kanë paguar por taksat e tyre nuk po kthehen në shërbime.
Banori:“Taksat e mjedisit dhe gjithça çfarë na kanë thënë i kemi paguar. Në qoftë se nuk i kemi paguar, le të na thonë. Në qoftë se i kemi paguar dhe ne kemi një farë të drejte për këtë rrugë”

Vështërsi kanë dhe automjetet që kalojnë aty.
Problem për këtë zonë të populluar të Tiranës, është dhe mungesa e shkollës, kopshtit dhe çerdhes.
Banori:“Nuk është vënë dorë fare nga Bashkia, s’ka as kopësht, as çerdhe, asnjë gjë, s’ka këtu.
Në çdo fushatë që vijnë, do bëhet rrugë do bëhet shkollë. Habitem si nuk ju vjen zor”
Thirrjen e kanë për Veliajn që të marrë masa sa më parë për asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e shërbimeve të tjera përreth.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
