Moti i keq: Devijohen 10 fluturime në drejtim të Rinasit, ulen në Shkup, Athinë, Stamboll dhe Bari

Tirana International Airport ka njoftuar se 10 fluturime janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Ndërkohë, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare.

Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës.

Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.  

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër.

Moti i keq ka shkaktuar probleme  edhe fluturimeve të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa.

Nesër, të mërkurën, më datë 14 dhjetor 2022, pritet që situata të normalizohet.