Yuri Kim cakton prioritetet për 2023 për gjyqësorin: Kujdes emërimet. Përparësi për çështjet urgjente

Në ceremoninë e konsolidimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor ambasadorja kërkoi plotësimin e të gjitha gjykatave dhe dhënien sa më parë drejtësi për dosjet e prapambetura.

Pasi “Drejtësi e vonuar është e drejtësi e mohuar”. Jo vetëm kaq por pa harruar “jo hakmarrje por drejtësi”

Yuri Kim:  “Kemi nevojë që të bëhen zero çështjet e prapambetura. Plotësoni gjykatat vendosni përparësi në çështjet më urgjente. Ecni sa më shpejt të mundeni. Plotësoni gjykatat vendosni përparësi në çështjet më urgjente. Ecni sa më shpejt të mundeni”

 E di që populli shqiptar dhe ai amerikan pret me padurim gjykatat e plotësuar me gjyqtarë që janë të trajnuar të aftë dhe të gatshëm të japin drejtësi. Jo hakmarrje por  drejtësi. Të intensifikojmë përparimin. Kemi nevojë që të bëhen zero çështjet e prapambetura. Plotësoni gjykatat vendosni përparësi në çështjet më urgjente. Ecni sa më shpejt të mundeni”

 Një gjyqësor i pakorruptuar dhe i pa ndikuar do të thotë më shumë biznese amerikane në Shqipëri.

Yuri Kim: “Investimet amerikane në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të lartë. Mund të ketë më shumë, duhet të ketë më shumë por duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët duhet ta dijnë që kur të vijnë dhe shkojnë në gjykatë për të zgjidhur një mospajtim, gjykatësi do të vendosë një gjykim që ka pajtim që është në përputhje me ligjin dhe jo në përputhje me atë që ka paguar më shumë, apo kush ka bërë kërcënimin më frikësues”

Duhen përveshur mëngët, caktohen objektiva të sakta për 2023 ndërsa la detyrat e qarta për anëtarët e KLGJ dhe të vetingut

Yuri Kim:“Le të përveshim mëngët së bashku. Të riangazhohemi. Të ulim më tej çështjet e prapambetura. Të rrisim ritmin. Të vendosen gjyqtarët në pozicionet e tyre. Të sigurohemi që vendimet që merren se për cilin do të jetë drejtuesi I atij institucioni, kush do jetë gjyqtari këtu apo atje, kush kalon vetingun dhe si arrihet në këto, do na çojnë drejt së ardhmes. Nuk do na mbajnë vend numëro apo nuk do na çojnë prapa. Duhet të bëjmë përpara. Është koha për të lëvizur përpara. Të mendojmë se ku duhet të shkojmë në 2023”