Rrumbullaku ndryshime në kupolën e policisë, Tonin Vocaj në krye të policisë së Tiranës, Paganika te Akademia e Sigurisë
Dy ditë para skadimit të afatit 100 ditorësh të vendosur nga kryeministri Rama për ndryshimin e metodologjisë së punës së Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka firmosur ndryshimet në kupolën drejtuese të uniformave blu.
Teksa është në fund të afatit 100 ditësh të vendosur nga kryeministri Edi Rama, Muhamet Rrumbullaku ka bërë ndryshime në kupolën drejtuese të policisë së shtetit.
Tonin Vocaj, i cili ishte i përfolur për të veshur kostumin e drejtorit të Përgjithshëm mësohet se do të drejtojë drejtorinë e Tiranës.Vocaj i zë vendin Lorenc Panganikës, i cili do të shkojë në Akademinë e Sigurisë.
Në pozicionin që Vocaj që ka mbajtur si zv/drejtor i Përgjithshëm do të vendoset Sokol Bizhga, i cili ka mbajtur detyrën e forcave lëvizëse operacionale.Në vënd të Bizhgës mësohet se do të emërohet Hamdi Fjore.
Në vend të Fjorës në Shkodër do të emërohet Ervin Hodaj. Ndryshimet kanë prekur edhe policinë e Vlorës. Gentian Berberi nuk do të drejtojë më policinë e Vlorës pasi në vend të tij do të emërohet Ermal Muça. Ky i fundit ka mbajtuar detyrën e zv/drejtorit në DVP Korçë.
Niko Brahimi do të veshë sërisht kostumin e drejtorit të policisë së Qarkut. Me firmën e Rrumbullakut ai do të drejtojë policinë e Fierit. Brahimi me parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë Shkencore.
Po ashtu ndryshimet kanë prekur edhe drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Lutfi Minxhozi emërohet drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Në vënd të Minxhozit është emëruar Gent Ndoj.
Ora News mëson se edhe disa komisariate kanë ndryshuar eprorin e tyre. Këto ndryshime pritet që të bëhen publike këtë të mërkurë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
