“Statuti i PD akt lapidar i pluralizmit”, Bylykbashi: PD opozitë që nuk bën pazare, do të rrëzojë Ramën
Nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e organizuar nga Berisha me rastin e 32 vjetorit të themelimit të PD e konsideroi rithemelimin e PD dhe statutin e kësaj partie si një nga aktet më lapidare të demokracisë.
Oerd Bylykbashi: Sot kam emocion si një vit më parë ku para gati 5 mijë delegatëve dhe anëtarëve të PD prezantova statutin e PD. Emocionet që përjetova nuk do ti harroj kurrë. Ishte një nga aktet më labidare të demokracisë pas atyre të viteve ’90 që sollën pluralizmin. Në vitet ’90 ishim gjithë pasion. Dhe kur erdhi lajmi që ishte themeluar PD ndoshta nuk e kuptuam të gjithë. Jam i sigurt që 32 vite më parë jo gjithkush e kuptonte se çfarë ndodhte me ardhjen e pluralizmit. Lindi pluralizmi si themel i ndarjes së pushteteve dhe vota e lirë.
Sipas tij Rama po përpiqet me çdo kusht që të pamundësojë pluralizmin në vend por përballë ka një opozitë që nuk bën pazare dhe që do ta mund.
Oerd Bylykbashi: Rama ka vënë në vijë të kuqe tashmë dhe pluralizmin politik. Loboi të përçante PD me non grata pa fakte. Më 9 shtator 2021 akti i porositur për përjashtimin e Berishës ishte i qartë. Rama sot ka përballë një PD tjetër me një opozitë që nuk bën pazare dhe është e vendosur për ta rrëzuar nga pushteti. Akti më i fundit ai i 6 dhjetorit ishte agresion mbi pluralizmin, më 6 dhjetor u kapërcye vija e kuqe e pluralizmit. Edi Rama duhet të ndëshkohet për prekjen e vijës së kuqe të pluralizmit.
